Vegla dore

ÇKA ËSHTË WÜRTH ZEBRA?

ZEBRA është brend i Würth dhe përbën një numër të madh të produkteve jashtëzakonisht cilësore dhe me parametra të avancuar teknik të performansës, ergonomisë, qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë së përdorimit etj.

Shenja ZEBRA i besohet vetëm produkteve tona të cilat kanë cilësinë më të lartë, që ofrojnë zgjidhje inteligjente, ergonomi të përkryer, performansë vazhdimisht të përshtatur, efikasitet superior në përdorim, dhe jetëgjatësi përdorimi.

Ne nuk bëjmë kompromis kur është fjala për kualitetin e veglave tona. Secili produkt i nënshtrohet testit të qëndrueshmërisë për ditë të tëra, e nganjëherë edhe për javë të tëra në laboratoret tona testuese. Këto teste gjithnjë fokusohen në përdorimin të lehtë, ndërsa zakonisht tejkalojnë kërkesat reale në praktikë.

Natyrisht, ne testojmë produktet tona të reja, para se të prezantohen në treg, mirëpo në kuadër të garancisë së kualitetit, ne gjithashtu testojmë në vazhdimësi produktet ekzistuese.

vegla dore

Disa vegla dore ZEBRA

GARANCION I PËRJETSHËM!?

Për veglat e dorës Würth-ZEBRA ofrojmë garancion të përjetshëm! Pra nëse bleni tek ne këto vegla, së bashku me faturën Ju do të pajisjeni me fletëgarancionin i cili sqaron kushtet e përdorimit, të drejtat dhe kufizimet. Pra mos humbisni rastin të merrni vegla cilësore.

Çmime ndërkombtare për produktet tona ZEBRA

Produktet zebra janë nominuar dhe shpërblyer edhe me çmime për dizajn dhe cilësi si psh:

RED DOT https://www.wuerth.de/web/de/awkg/unternehmen/presse/fpm/fpm_detail_832.php

RED DOT https://www.wuerth.de/web/de/awkg/unternehmen/presse/pm/pm_detail_18053.php

RED DOT http://red-dot-21.com/brand/adolf-wurth-gmbh-co-kg/

Set

Një prej set-ëve të veglave ZEBRA