Wurth Grupi

Prezantim i shkurtër i Grupit Würth

Lider botëror në tregtinë e pajisjeve për montim dhe elementeve lidhëse.

Würth Grupi është udhëheqës në tregun botëror, në lëmin e saj të pajisjeve montuese dhe elementeve lidhëse. Momentalisht në përbërjen e tij ka mbi 400 ndërmarrje në mbi 80 shtete të botës, me mbi 75000 puntorë, nga të cilët 32000 janë komercialistë (agjentë tregtarë). Sipas raportit vjetor preliminar të vitit 2016, Würth Grupi ka pasur shitje totale në vlerë prej 11,83 miljard euro.

AWKG

Në veprimtarinë kryesore, linja Würth, programi i shitjes për zanate dhe industri, ngërthen mbi 125.000 produkte: vidha, bulona, vegla, produkte teknike-kimike e deri te pajisjet për siguri në punë. Kompanitë aleate të Würth Grupit, të cilat mbështeten në veprimtarinë kryesore apo punojnë në degë të ndryshme – plotësojnë ofertën e produkteve për ndërtim, materialeve për elektro-instalime, pjesë elektronike (psh pllaka me qarqe të integruara) si dhe module solare dhe shërbime financiare.

Ne jemi kompani familjare

Sot, në tërë botën, mbi tre miljon blerës mbështeten në Würth. Krahas suksesit shumëvjeçar të Würth Grupit qëndrojnë njerëzit dhe filozofia korporative shumë e veçantë. Würth është kompani familjare të cilën e themeloi Adolf Würth në vitin 1945.

Kryetari i tanishëm i bordit mbikëqyrës të fondacionit të Würth Grupit, Prof. Dr. Reinold Würth, në moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare merr drejtimin e kompanisë pas vdekjes së të atit dhe vazhdon zhvillimin e saj. Filloi në Gjermaninë e pasluftës, me vetëm 2 punonjës, ndërsa me kohë e shndërron në koncern tregtar botëror.

Filozofia jonë

Drejtimi i susksesshëm i Würth Grupit është meritë e Reinhold Würth; këtu ndërthuren politika e markës së fuqishme tregtare, strategjia e zhvillimit të produkteve të së ardhmes, afërsia me blerësit, kualiteti i lartë i produkteve, largpamësia, dhe jo më pak e rëndësishme: kultura e fuqishme korporative. Bettina Würth, e bija e Reinhold Würth, Kryesuese e Bordit Këshillimor dhe udhëheqëse e koncernit, angazhohet që këto vlera të jetojnë dhe zhvillohen.