Punesimi

Würth si punëdhënës

Würth, suksesin e bazon në stafin e vet. Ne besojmë që secili punonjës, në skuadrën tonë të gjejë më shumë sesa vetëm punë. Würth është mik i atyre që kanë synim rezultatet në jetë dhe sfidat. I vetmi kusht për të gjithë është të ndajnë vizionin tonë, pikësynimet, dhe vlerat tona. Historikisht Würth ju ka dhënë mundësinë e barabartë në punësim të gjithë të interesuarve. Nuk ka rëndësi nëse keni studime të kryera ose jo, nëse keni përvojë pune ose jo. Ajo që ka rëndësi është karriera dhe çfarë dëshironi të arritni. Ka rëndësi ambicia dhe energjia juaj, aftësia juaj të ndani planet tuaja të mëdha për të ardhmen.

punesimi

Kultura korporative

Würth, si grup ndërkombtar është vendi i kulturës së hapur, ne besojmë se begatia qëndron në diversitet, se dallimet individuale dhe veçantia nuk paraqesin pengesë por përkundrazi: janë potencial i madh i përparimit. I pranishëm në 80 shtete, me rreth 75,000 të punësuar dhe mbi 3 miljon klientë, Würth është partner biznesi i respektuar dhe i njohur botërisht. Me mbi 31.500 përfaqsues shitje (agjentë të shitjes) në teren, është ekipi më fuqishëm i shitjes në botë. Ky sukses i Würth Grupit, vjen falë besnikërisë së padiskutueshme ndaj vlerave: cilësisë, shërbimit, inovacionit, respektit), por edhe talentit dhe ambicieve të përbashkëta të punëtorëve të vet.