Reinhold Wurth

Ndërtimi i Würth Grupit është vepër jetësore e Prof. Dr. H. C. Mult. Reinhold Würth, dhe zë vend të storiet e suksesit të ekonomisë gjermane. Në vitin 1945 Adolf Würth themelon ndërmarrjen e parë të koncernit. Adolf Würth GmbH & Co. KG në qytetin jugor gjerman Künzelsau. Pas vdekjes së hershme të babait, në vitin 1954, Reinhold Würth, Kryetari I tanishëm I Bordit Mbikçyrës të Fondacionit të Würth Grupit, si 19 vjeçar merr mbi supe drejtimin e kompanisë. Me fillim në Gjermaninë e pasluftës, Reinhold Würth, kompaninë me dy të punësuar, e shndërron në koncern tregtar botëror.

Prof. Dr. H. C. Mult. Reinhold Würth

Prof. Dr. H. C. Mult. Reinhold Würth

Reinhold Würth, që nga fillimi ka formësuar kulturën korporative e cila ka themelet në vlerat, siq janë: optimizmi, dinamika, respektimi dhe nderimi i puntorëve dhe të arriturave të tyre, si dhe gatishmëria në ofrimin e shërbimeve më të mira blerësve. E gjithë kjo në masë të madhe i ka sjellur suksesin kompanisë familjare. Bettina Würth, e bija e Reinhold Würth, si kryesuese e Bordit Këshillues të Würth Grupit, e vazhdon këtë traditë.

Në vitin 2009, Würth Grupi, së bashku me Reinhold Würth ka festuar jubileun e posaçëm – 60 vjetorin e punës dhe datëlindjen e 75-të të Reinhold Würth si dhe 65 vjet të themelimit të kompanisë Adolf Würth GmbH & Co. KG.