Logo Wurth

Logo e kompanisë Würth

Në fillim ishte vidha…

E kjo, jo vetëm kur është në pyetje aktiviteti jonë, por edhe kur është fjala për brendin tonë. Viti 1956, dy vite pasi mori drejtimin e kompanisë nga i ati, Reinhold Würth e transformon kompaninë nga tregtia me shumicë e vidhave, e quajtur asokohe “Adolf Würth” në shoqëri tregtare dhe i shkurton emrin në “Würth”, ndërsa inspirimi për logon gjendet te vidha.

Ideja për logo-n rrjedh nga Reinhold Würth, është kombinim i kokave të vidhave me forma të ndryshme, të cilat janë vendosur përballë njëra-tjetrës, me emrin e kompanisë në mes.

logoVIDHA

Simboli është modernizuar në stil disa herë, ndërsa në vitin 1983, është aprovuar forma e cila ka mbetur deri në vitin 2010. “Brendi e bën atë shumë më shumë se një logo”, thotë kryesuesja e Bordit Këshillues të Würth Grupit Bettina Würth, e cila ka pasur rol kyç në avansimin e brendit Würth. “Brendi është si personalitet të cilin e dallojmë përmes emrit, e njohim përmes gjuhës, e përmes stilit dhe karizmës e përjetojmë.”

3LogoVjetra

Würth Grupi përgjatë gjashtë decenieve të kaluara është zhvilluar nga një kompani me dy të punësuar, në kompani lidere në tregun botëror të paisjeve montuese dhe materialeve lidhëse (fiksuese). Megjithatë, ka mbetur i njëjti pasion në angazhim i të punësuarve të cilët besojnë se nuk mjafton vetëm të ndahet i kënaqur blerësi: ne duam edhe ti nxisim ata. Kjo është ajo çfarë përfaqëson brendi Würth.

Ndërsa krejt në fund është logo e cila është në përdorim nga Würth.

logoRE