Servisi i autorizuar i Wurth-Kosova Shpk

Servisi Wurth-Kosova Shpk

Makinat, veglat dhe pajisjet të cilat përdoren në baza ditore nga profesionistët, ju nënshtrohen ngarkesave dhe konsumimit të pjesëve. Prandaj, mirëmbajtja dhe ndërrimi i pjesëve konsumuese është i domosdoshëm.

Në servisin tonë mund të gjeni pjesë rezervë dhe konsumuese në stok, ndërsa në afat relativisht të shkurtë pjesët apo komponentat mund të sigurohen me porosi. Kohëzgjatja e garancionit është e rregulluar sipas llojit të produkteve si psh:

• garancion 3 vjeçar për pajisjet MASTER

• garancion 6-mujor për pajisje të caktuara si pneumatike, elektrike etj.

• GARANCION TË PËRJETSHËM për vegla dore ZEBRA

Nëse ju shfaqet ndonjë defekt në pajisjen, veglën apo aparaturën të cilën keni blerë te ne, atëherë mjafton të telefononi përfaqësuesin tonë të shitjes (agjentët e shitjes) apo të na vizitoni në servisin i cili gjendet në selinë e Wurth-Kosova Shpk. Pajisjen do ta servisojmë dhe në afatin më të shkurtë të mundshëm dhe do t’ju kthejmë në gjendje funksionale.