Garancion aparate salduese Wurth
KUSHTET E GARANCIONIT PËR APARATE SALDUESE shkarko
Të gjitha aparatet salduese të Würth, testohen dhe i nënshtrohen kontrolleve më të rrepta të Würth sistemeve për
siguri të cilësisë së produkteve. Për të gjitha Wurth aparatet salduese japim garancion me kushtet si vijon:
GARANCIONI:
1. Garancioni vlenë 12 (dymbëdhjetë) muaj nga data e blerjes së aparatit saldues i cili listohet në fletëgarancionin e bashkëngjitur me faturën origjinale të blerjes së aparatit.
2. Garancioni vlenë vetëm atëherë kur aparati saldues i dorëzohet përfaqësuesit të shitjes (agjentit) të Wurth, vendit ku është blerë aparati apo serviserit të autorizuar për evitimin e defekteve apo mungesave.
3. Garancioni përfshinë të gjitha defektet në pajisje që janë pasojë e të metave në materialet nga të cilat është
prodhuar aparati, ose defekteve si pasojë e gabimeve në procesin e prodhimit.
Përderisa janë përmbushur kushtet e lartpërmendura, për periudhën nën garancion, Wurth-Kosova shpk mbulon të gjitha shpenzimet e riparimit të aparatit. Nëse aparati i është dorëzuar përfaqësuesit të Wurth-Kosova Shpk, kjo e fundit merr përsipër shpenzimet e
transportit. Wurth-Kosova shpk obligohet që aparati të riparohet brenda afatit të përcaktuar ose ta zëvendësojë me të ri.
GARANCIONI NUK VLENË NË KËTO RASTE:
1. Nëse blerësi së bashku me aparatin nuk sjellë fletëgarancionin dhe faturën origjinale të blerjes.
2. Nëse blerësi ose përdoruesi nuk i është përmbajtur udhëzimeve për përdorim të drejtë dhe mirëmbajtje të aparatit.
3. Nëse brenda afatit të garancionit, aparati është hapur nga servisi i paautorizuar, apo nga ndonjë palë e tretë, garancioni automatikisht nuk vlenë, ndërsa të gjitha shpenzimet e riparimit dhe trnasportit i bartë vetë
blerësi.
4. Nëse brenda afatit të garancionit është paraqitur defekti si rezultat i konsumimit të pjesëve të aparatit, përdorimit jo të drejtë të aparatit, modifikimit të aparatit, apo përdorimit të pjesëve jo-origjinale. Në këto raste të gjitha shpenzimet e riparimit i bartë vetë blerësi.
Wurth-Kosova shpk është e obliguar të sigurojë pjesë rezervë dhe funksionim të servisit në periudhë prej 5 (pesë) vite nga data e blerjes së aparatit e shenuar në fletëgarancion. Për pjesët dhe kualitetin e shërbimeve të servisimit për aparatet të cilat riparohen në servisin e Wurth-Kosova por që nuk janë nën garancion, ne japim garancion në afat prej 6 (gjashtë) muaj. Kryerja e shërbimeve të cilat rezultojnë si pasojë e këtij garancioni nuk zgjasin afatin e garancionit të cekur në fletëgarancion.
Përveç të drejtës së evitimit të defekteve në aparat të cilat janë definuar me këtë fletëgarancion, nga i njëjti nuk rrjedhë asnjë e drejtë tjetër.
FALEMDERIT PËR MIRËKUPTIMIN DHE BESIMIN TUAJ!